Agjencia jote e besuar në Durrës
Ndihmojmë familjet dhe investitorët të gjejnë pronën e duhur — me transparencë dhe pa stres.
Pasion për prona, kujdes për njerëzit
Agjensi Okazione është agjencia jote imobiliare në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Ndihmojmë njerëzit të blejnë, të shesin dhe të marrin me qira apartamente, vila, troje, zyra dhe ambiente biznesi.
Puna jonë bazohet në çmime reale, dokumente të verifikuara dhe asistencë të plotë — nga vizita e parë deri te firma e kontratës te noteri.
Pse të zgjedhësh ne
Çfarë na bën agjencinë e besuar për familjet dhe investitorët në Durrës e më gjerë.
Përvojë lokale
Njohim çdo lagje të Durrësit dhe çmimet reale të tregut. Pa surpriza.
Transparencë
Çmime të qarta dhe dokumente të verifikuara, pa kosto të fshehura.
Asistencë e plotë
Të shoqërojmë në çdo hap, deri te firma e kontratës te noteri.
Konsulencë e plotë, hap pas hapi
Të mbështesim në çdo fazë të blerjes, shitjes ose qirasë.
Vlerësim falas
Vlerësojmë pronën tënde me çmime reale të tregut në Durrës — falas dhe pa asnjë detyrim, që të dish saktësisht sa vlen.
Konsulencë & dokumente
Verifikim dokumentesh, përgatitje kontrate dhe asistencë te noteri — të kalosh çdo hap ligjor me siguri të plotë.
